Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka sjellë lojtarin e dytë të huaj. Basketbollisti Xhohnatan Hadson është prurja më e re në radhët e kuqebluve i cili ka firmosur një kontratë me klubin Vllaznia.

Klubi shkodran basketbollistin Xhohnatan Hadson e konsideron si nje nga blerjet me te rendesishme te skuadres, prandaj pritet te jete nje nga fantazistet me te sukseshem te kampionatit te basketbollit ne Shqiperi.

Sipas klubit Vllaznia karriera e tij e pasur ne kampionate te rendesishme europiane si: Liga e pare Lituaneze, kampionati Austriak si dhe Liga ProB ne France i japin vlera te veçanta ketij lojtari.

Ne komunikimet me drejtuesit e ekipit, ai shprehet mjaft i kenaqur qe ka nenshkruar per Vllaznine, ku madje ka refuzuar disa oferta nga kampionati Suedez dhe ai ne Irak. Xhohnatan Hadson pritet te mberrije ne Shkoder ne ditet e para te muajit Shtator per t’u bashkuar me pjesen tjeter.

Pak dite me perpara klubi Vllaznia njoftoi se ka firmosur nje kontrate me basketbollistin Nick Evans 2.10 m i gjatë. Evans sezonin e fundit ka luajtuar me ekipin e Monkton në Kanada dhe ishtë i huaji i parë që nënshkroi për kuqeblutë e koshit ndërsa tashmë është edhe Hadosn duke qenë dy të tillë.

Presidenti Alban Xhaferi me nënshkrimin e kontratës me Nick Evans plotësoi një dëshirë të stafit kuqeblu, duke realizuar një nga afrimet më cilësore në arritjen e objektivave në kampionat dhe në Balkan League.

Me Vllazninë ka firmosur kontratën e re edhe Dodë Lekndreaj ndërsa në ditët në vijim priten edhe afrime të tjera në radhët e kuqebluve, lojtar të huaj dhe vendas për të ndërtuar një Vllazni ndryshe nga sezonet e kaluara.

Më përpara klubit i Basketbollit Vllaznia kerkoi bashkepunimin e te gjithe individeve, bizneseve apo institucioneve te ndryshme private dhe publike nepermjet donacioneve, sponsorizimeve dhe cdo forme tjeter bashkepunimi ne realizimin e sherbimeve direkte per mbulimin e shpenzimeve te akomodimit dhe ushqimit te lojtareve, transportit per transfertat e ekipit brenda dhe jashte vendit,

dizenjimit dhe prodhimit te artikujve sportive duke bashkuar perpjekjet me qellim arritjen e objektivave sportive te ekipit te basketbollit te meshkujve te Vllaznise ne kampionatin kombetar dhe kompeticionin e Ballkan Liges, duke promovuar perballe nje audience te konsiderueshme kombetare dhe nderkombetare produktet dhe bizneset e gjithsecilit.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, FIRMOSIN SHTUBINA, BARDULLA DHE NJË MOLDAV
Artikulli tjetërHAJDUTI I KABLLOVE ELEKTRIKË KAPET DUKE VJEDHUR RROBA NË NJË QENDËR TREGTARE