Për herë të parë Vllaznia në basketbollin e meshkujve tregoi forcën e saj ndaj rivalëve direkt për titullin kampion teksa fitoi kryendeshjen e kësaj jave 91-73 ndaj Goga Basket, ekipi kampion në fuqi. Pas humbjes me Teutën në fundjavë, me një tjetër rival kësaj radhe Vllaznia nuk ka gabuar duke arritur që të mposhtë Gogën.

Vllaznia dominoi nga fillimi deri në fund këtë përballje duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme. Tashmë nga Vllaznia është larguar amerikani Nick Evans dhe pritet që të zëvendësohet me një tjetër. Pas fitores me Gogën trajneri i Vllaznisë Vladimir Ivankoviç thotë se merita u takon lojtarëve.

Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferri thotë se kjo fitore me një rival si Goga Basket shton besimin për fitimin e titullit kampion

Në ndeshjen Vllaznia- Goga Basket perioda e parë u mbyll 17-17 por Vllaznia fitoi tri periodat e tjera. Shkodranët u shkëputën me 10 pikë diferencë 24-14 në periodën e dytë ndërsa një diferencë kishte edhe në periodën e tretë 29-22 e fituar nga Vllaznia. Goga tenton ta kthejë në 10 minutëshin e fundit por vendasit nuk e lejojnë dhe fitojnë 21-20 periodën e fundit dhe 91-73 krejt ndeshjen.

Artikulli paraprakSHKODËR, FESTIVALI I GJASHTË I “AKULLORE FEST”
Artikulli tjetërSTUDENTËT PROTESTË KUNDËR LIGJIT “ANTISHPIFJE”