Vllaznia në basketboll për meshkuj ka fituar një tjetër ndeshje miqësore. Kuqeblutë fituan 84-52 ndaj ekipit të Invanders në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Kuqeblutë e dominuan këtë përballje miqësore duke arritur që edhe ta fitojnë takimin. Vllaznia aktivizoi lojtarët me të cilët do të synojë që edhe në kampionat të sigurojë fitoret për të arritur tek objektivi i këtij sezoni që është mbijetesa.

Me skuadrën e Invanders tashmë luan ish-kapiteni i Vllaznisë Ervin Bërdica i cili nuk arritir që të marrë një fitore në qytetin e tij. Pas ndeshjes Bërdica tha se ka besim se Vllaznia do të arrijë që të shpëtojë këtë sezon..

Për Vllazninë përveç katër amerikanëve luajtën edhe Llazani, Bekteshi, Lekndreaj, Rakaj, Shabani, Bitri dhe Kuçi dhe disa të tjerë. Vllaznia ndaj Invanders siguroi fitoren e tretë në ndeshje miqësore pas asaj me Ponten dhe Zetën.

Shkodranët më 24 janar të këtij viti kanë ndeshjen e Kupës me Teutën në Durrës, një përballje e vështirë duke parë performancën e ekipit durrsak.

Artikulli paraprakSHKODËR, GALERIA E ARTEVE NIS BISEDAT PUBLIKE
Artikulli tjetërMINISTRAT E SHKARKUAR DO TË VENDOSEN NË KRYE TË KOMISIONEVE PARLAMENTARE