Vllaznia në basketboll për meshkuj ka marrë një tjetër fitore në kampionat. Kuqeblutë fituan një ndeshje shumë të lehtë dhe këtë e tregon rezultati përfundimtar i takimit të luajtur në “Qazim Dervishi” ndaj Fieri Basket, ku Vllaznia triumfoi me rezultatin 111-72. Gjithçka në këtë takim ka folur për basketbollistët shkodranë, të cilët e kontrolluan atë nga fillimi e deri në fund, duke i fituar tre periodat e para në shifrat 27-18, 28-13 dhe 32-15.
Në periodën e katërt, trajneri Bekteshi do t’i jepte mundësinë për t’u aktivizuar edhe pesë basketbollistëve të rinj të stolit dhe në këtë periodë është Fieri Basket që e mbyll 26-24, por që nuk i mjafton sepse Vllaznia triumfon me fitoren e thellë 111-72.
Kështu, Vllaznia në basketboll për meshkuj merr një tjetër fitore, teksa tashmë kuqebluve i kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit.