Vllaznia në basketboll për meshkuj ka marrë një fitore me shumë vlerë në ndeshjen e rradhës në kampionat, teksa ka mposhtur Tiranën me rezultatin 83-77. Dueli i luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në një atmosferë entuziaste të krijuar nga prania e një numri të madh tifozësh shkodranë, prodhoi rivalitet dhe luftë të fortë sportive, ku nuk mungoi edhe tensioni. Pikërisht, pak përpara se të niste perioda e tretë kishte një debat mes stolit të Tiranës dhe një grupi tifozësh, ku situata agravoi dhe pas këtij momenti u vendos pezullimi i ndeshjes për rreth 30-minuta.

Më pas, kur basketbollistët e Tiranës po u drejtoheshin dhomave të zhveshjes, njëri nga lojtarët amerikanë të bardhebluve provokoi tifozërinë shkodrane, duke gjuajtur kundrejt tyre. Pas 30-minutash ndërprerje, takimi vijoi dhe Vllaznia arriti të fitojë me rezultatin 82-77. Pas ndeshjes, trajneri i ekipit kuqeblu, Damian Bekteshi, u shfaq i kënaqur me këtë fitore, ku komentoi edhe tensionin e krijuar.

Nga ana tjetër, trajneri i Tiranës, Erkand Karaj, tha se Vllaznia e meritoi fitoren, teksa foli edhe për situatën e tensionuar që u krijua.

Pas këtij takimi, Vllaznia kapërcen mbi Tiranën në renditje, teksa ndan vendin e dytë dhe të tretë me Kamza Basket, me nga 21-pikë secila, tre më pak sesa Besëlidhja kryesuese.

Artikulli paraprakSHPËRTHIMI NE OBORRIN E BANESËS, ENDE PA AUTOR
Artikulli tjetërFSHATI BELTOJË PA RRUGË