Vllaznia në basketbollin e meshkujve ka zyrtarizuar trajnerin e ri Fabian Gjuka. Menjëherë trajneri kosovar ka nisur punën me ekipin kuqeblu për të normalizuar situatën pas problemeve të krijuara kohët e fundit. Trajneri i ri thotë se ka ardhur në Shkodër për të bërë më të mirën me këtë ekip që ka një emër të madh dhe për ta nxjerrë nga situata e vështirë ku ndodhet për momentin.
Tek Vllaznia ka mbërritur lojtari amerikan Toomer ndërsa pritet që këto ditë të bashkohet me ekipin edhe një tjetër lojtar amerikan si përforcim. Ardhjet e lojtarëve të rinj bashkë me pjesën tjetër të basketbollistëve sipas trajnerit të ri Gjukaj do të tregojnë një Vllazni tjetër ndërsa objektiv parësor tekniku kosovar ka fitimin e Kupës së Shqipërisë sepse kampionati duket më i vështirë.
Basketbollistët e Vllaznisë provën e parë me trajnerin e ri kosovar Gjuka do ta kenë këtë fundjavë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Vllaznia pret ekipin e Kamza Basket ndaj të cilit synon një fitore për të arritur në finale të Kupës.