Pas 3 javësh pas asnjë humbje Vllaznia në basketboll për meshkuj ka marrë disfatën e parë në kampionat. Shkodranë kanë humbur 69-75 në ndeshjen e luajtur në transfertë ndaj Teutës. Durrsakët kanë arritur që të marrin këtë fitore të rëndësishme ndaj Vllaznisë.
Dy skuadra pretendente për fitimin e titullit kampion. Kjo humbje për kuqeblutë është sinjali i parë se nuk do të jetë një mision i lehtë fitimi i trofeut këtë vit dhe se skuadrat e tjera nuk do të tolerojnë aspak por përkundrazi po tregojnë forcën e tyre që në këto ndeshje të para siç është kjo fitore e durrsakëve ndaj Vllaznisë.
Vendasit e nisën ndeshjen më mirë duke fituar periodën e parë me dy pikë diferencë 16-14. Në periodën e dytë është Vllaznia e cila dominon duke e fituar 22-17 ndërsa gjysma e parë e lojës mbyllet 33-36 në favorin e ekipit shkodran.
Vllaznia vetëm kaq mund të bëjë sepse Teuta rikthehet sërish në lojë dhe fiton periodën e tretë me 10 pikë diferencën 26-16. Teksa duhen edhe 10 minutat e fundit për t’u luajtur rezultati është 59-52 për Teutën.
Në periodën e katërt dhe të fundit kuqeblutë mundohen të ndryshojnë rezultatin por është e vështirë. Edhe pse shkodranët e fitojnë 17-16 periodën e katërt nuk mjafton sepse Teuta e fiton këtë ndeshje me rezultatin e përgjithshëm 75-69 ndërsa Vllaznia pas 3 javësh fitore në këtë nisje kampionati gjen humbjen e parë ndaj një rivali direkt për titullin kampion.
Basketbollistët e Vllaznisë edhe në këtë përballje bënë shumë gabime por edhe u treguan nervozë në fushën e lojës ndërsa edhe vetë trajneri Gospodinov debatoi me arbitrat e ndeshjes por pa asnjë ndikim sepse durrsakët morën fitoren.
Pas kësaj ndeshje është Teuta që tashmë mban vendin e parë në klasifikim ndërsa Vllaznia pas kësaj humbje ka një tjetër përballje të vështirë dhe me një rival direkt siç është edhe Goga Basket. Pas këtyre ndeshjeve të rëndësishme që vendosin përballë ekipet pretendente do të shihet më qartë se cila do jetë skuadra që do jetë më afër titullit kampion edhe pse trofeu vendoset në fund në fazën Play Off.
Pavarësisht kësaj humbje me Teutën, Vllaznia do të vijojë të rikthehet tek rezultatet pozitive në ndeshjet e ardhshme duke filluar nga superndeshja e javës së ardhshme në transfertë me Goga Basket.