Vllaznia në basketboll për meshkuj është kualifikuar në finale të Kupës së Shqipërisë në një ndeshje drithëruese përballë Kamza Basket. Në këtë përballje gjysmëfinale që u luajt në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, shkodranët fituan me vetëm dy pikë diferencë 90-88. Trajneri i Vllaznisë Fabian Gjuka thotë se pasa kësaj fitoreje dramatike objektiv mbetet fitimi i Kupës përballë Tiranës.

Basketbollisti i Vllaznisë Robert Shestani e cilëson një fitore të merituar.Kapiteni i Kamza Basket Niko Thano thotë se Vllaznia përfitoi nga gabimet që bëri ekipi i tij.

Vllaznia fitoi periodën e parë ndaj Kamza Basket 24-16 por miqtë e kthyen në periodën e dytë duke e fituar 34-22. Gjysma e parë e ndeshjes u mbyll 46-50 për kryeqytetasit të cilët e thelluan epërsinë edhe në periodën e tretë të cilët e fituan 26-20.

Kur kishte mbetur pjesa e fundit Vllaznia ishte 10 pikë në disavantazh por kuqblutë përmbysën gjithçka duke e fituar 24-12 periodën e fundit dhe krejt ndeshjen 90-88, një fitore që çoi në finale të kupës ekipin shkodran ku e pret Tirana, ekipi tjetër finalist.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, “STUDENTËT E GAZETARISË ZËRI I SË ARDHMES”
Artikulli tjetërE ARRESTUAR PËR KORRUPSION, SHTYHET GJYQI PËR ISH-GJYQTAREN ENKELEIDA HOXHA. JA ARSYEJA