Vllaznia është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Skudra shkodrane ka kaluar pa probleme ekipin e Ardhmëria Basket e cila drejtohet nga një ish-basketbollist i Vllaznisë, Afrim Bilali.

Kuqeblutë kanë dominuar takimin duke arritur që të fitojnë 95 me 61. Trajneri i Ardhmëria Basket Afrim Bilali foli për ekipin e tij të ri dhe ambiciet tashmë në rolin e trajnerit. Vllaznia vijon më tej në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë të cilat do të zhvillohen në muajin shkurt, kohë kur ekipi pritet të bëjë edhe disa përforcime.

Artikulli paraprakADA “NGEC” ME BESËN, KAVAJASIT MARRIN BARAZIMIN 2-2
Artikulli tjetërBARCELONA KAMPIONE BOTE PËR KLUBE NË 2015