Vllaznia është shpallur kampione e Shqipërisë në basketbollin e meshkujve për të tretin vit radhazi.
Kuqeblutë mbrojtën titullin në Durrës teksa fituan ndeshjen e katërt finale duke i dhënë fund këtyre përballjeve dhe pa patur nevojë që të luhet finalja e pestë në Shkodër. Menjëherë sapo kanë mbërritur në Shkodër, basketbollistët festuan bashkë me tifozët. Nga sheshi festiv, kampionët edhe pse në një orë të vonë u pritën nga kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Festa e basketbollistëve ka vijuar deri në orët e vona për këtë sukses të arritur duke u shpallur kampion për të tretën herë radhazi.