Emocione pa fund ka patur mbrëmjen e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Shqipërisë në mes Vllaznisë dhe Teutës. Një ballafaqim që shkoi edhe në shtesë për të përcaktuar skuadrën gjysmëfinaliste dhe ajo është Vllaznia, e cila triumfoi me rezultatin 104-100. Në fakt, ka qenë një ndeshje e bukur, e cila dhuroi shumë emocione për tifozët e shumtë të pranishëm në këtë ndeshje. Shkodranët arritën të triumfojnë vetëm në periodën e fundit me rezultatin 104-100, rezultat ky që i kualifikoi ata për në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.

Pas kësaj fitoreje, trajneri Damian Bekteshi është shfaqur shumë i lumtur, teksa një gjë të tillë e ka shprehur edhe në prononcimin për mediat, ku falënderoi djemtë e tij për suksesin e arritur.

Në këtë mënyrë, Vllaznia kualifikohet për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku do të ndeshet me ekipin e Besëlidhjes së Lezhës, i cili nga ana e tij u kualifikua duke mposhtur Partizanin 105-60.

Artikulli paraprakBABAI I MUSTAFIT NË TRIBUNËN E “LORO BORIÇIT”
Artikulli tjetërVLLAZNIA FITON NDAJ KUKËSIT