Basketbollistët e Vllaznisë kanë humbur ndeshjen e dytë finale ndaj Teutës 89-76 ka përfunduar në favor të durrsakëve sfida e dytë.

Vendasit fituan në një përballje ku loja e tyre u rrit gradualisht duke bërë që kuqeblutë ta humbin ndeshjen. Teuta me këtë fitore ka barazuar 1-1 finalet teksa në total janë edhe 3 finale të tjera nga ku do të përcaktohet ekipi kampion i këtij sezoni. Pas kësaj barazpeshe skuadrave minimalisht do t’i duhen edhe dy fitore për të fituar trofeun çka tregon për rivalitetin mes dy skuadrave. Ndeshja nis vrullshëm me Vllazninë dhe Teutën që kërkojnë të shënojnë pikët e para me gjuajtjet nga distance. 3-sekonda pa u mbyllur perioda e parë Gorea për Teutën me një dypikësh barazon në 16-16 rezultatin por edhe pse ka vetëm 3 sekonda lojë Allen shënon një trepikësh duke bërë që 10-minutëshin e parë ta fitojë Vllaznia. Edhe perioda e dytë ka pothuajse të njëjtën tablo teksa ekipet rivalizojnë. 18-18 mbyllet e dyta dhe Vllaznia pas gjysmës së parë të lojës është me 3 pikë avantazh. Perioda e tretë është ajo që dëmton shkodranët. Vllaznia luan dobët ndërsa Teuta ka një shpërthim duke krijuar një avantazh të thellë për një ndeshje finale. Shkodranët nuk mbajnë ritmin teksa Teuta fiton 30-18 periodën e tretë duke e parë më të lehtë në 10 minutëshin e fundit teksa durrsakët udhëhiqnin me 9 pikë diferencë. Edhe në periodën e fundit është Teuta që fiton përballë një publiku të ekzaltuar 25-21 dhe kret takimin 89-76. Edhe pse amerikani Allen shënoi 30 pikë, më shumë se të gjithë Vllaznia nuk arriti të fitojë. Pas barazimit në dy finalet e para, ndeshja e tretë do të jetë me 28 maj në Shkodër.

Artikulli paraprakMOTI I PAQËNDRUESHËM, VËSHTIRËSI PËR FERMERËT
Artikulli tjetërZHVILLIMET E FUNDIT BRENDA KUVENDIT TË SHQIPËRISË