Vllaznia në basketbollin e meshkujve është gjithnjë e më shumë pranë rënies nga Kategoria Superiore. Shkodranët humbën një ndeshje direkte për mbijetesën ndaj Apolonisë në shifrat 84-94 brenda në Shkodër. Edhe pse kuqeblutë u munduan që ta fitojnë këtë sfidë duke kryesuar 49-40 pjesën e parë të lojës, fierakët në gjysmën e dytë përmbysën shifrat duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 94-84. Trajneri i Vllaznisë Damian Bekteshi, shpreson që deri në fund të gjendet një zgjidhje për të mos lejuar rënien e kuqeblutë në Kategorinë e Parë edhe pse duket një mision i pamundur.

Nga ana tjetër trajneri i Apolonisë Aldi Germau, shpreson që skuadra e tij të vijojë me rezultate pozitive deri në fund të kampionatit për të siguruar mbijetesën duke qenë se sapo ka filluar faza e dytë e kampionatit dhe ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur.

Pavarësisht se faza e dytë sapo ka filluar, Vllaznia në basketbollin e meshkujve në rast se nuk bën ndërhyrje urgjente me përforcim lojtarësh, ndryshe e ka të siguruar biletën për në Kategorinë e Parë.

Artikulli paraprakINVALIDËT E MALËSISË SË MADHE: BASHKIA NA KA HARRUAR
Artikulli tjetërIRFAN FRASHËRI, RROBAQEPËSI I PALODHUR I LEZHËS