Vllaznia në basketboll për meshkuj është rikthyer tek fitoret. Damian Bekteshi i cili këtë radhë la fushën e lojës për ta drejtuar skuadrën si trajner pas largimit të teknikut Gjuka, debutoi me një fitore shumë të rëndësishme përballë një ekipi si Tirana i cili mban vendin e dytë në renditje. Nën drejtimin e Bekteshit Vllaznia fitoi 82-63 ndaj kryeqytetasve, një fitore që do mbahet mend gjatë nga ana e tij ndërsa ende nuk e ka vendosur nëse do vijojë të jetë lojtar apo do marrë rolin e trajnerit.
Vllaznia mori këtë fitore të rëndësishme ndaj Tiranës pas një situate jo të mirë pasi skuadra pësoi dy humbje të papritura ndaj ekipeve të Dinamos dhe Partizanit. Kjo fitore me Tiranën rikthen shpresën dhe entuziazmin tek kuqeblutë për të vijuar objektivat e tyre që janë fitimi i titullit kampion.