Vllaznia në basketboll për meshkuj është rikthyer tek fitorja në kampionat. Kuqeblutë kanë fituar me rezultatin 87-72 ndaj Flamurtarit, në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Në fakt, basketbollistët kuqeblu e nisën mirë takimin dhe si rrjedhojë, e mbyllën periodën e parë në shifrat 26-13. Kjo epërsi u ruajt dhe madje u thellua edhe në periodën e dytë, e cila u mbyll me rezultatin 48-33 dhe në këtë mënyrë, Vllaznia shkoi në pushimin e ndeshjes me një avantazh prej 15-pikësh. Në periodën e tretë, kuqeblutë e thellojnë edhe më epërsinë dhe si rrjedhojë, e mbyllin në shifrat 64-48. Ndërkohë, në periodën e katërt, Flamurtari e rriti lojën dhe erdhi duke e ngushtuar rezultatin deri në 10-pikë. Megjithatë, kuqeblutë në sekondat e fundit të ndeshjes arrijnë të shënojnë edhe pesë pikë të tjera dhe në këtë mënyrë, e mbyllin takimin me rezultatin e përgjithshëm 87-52. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Damian Bekteshi, duke folur për mediat, u shpreh i kënaqur me fitoren, por sa i takon lojës, ai e pranoi se ka ende shumë gjëra për të rregulluar.

Kjo ishte fitorja e tretë e Vllaznisë në pesë javë kampionat dhe si rrjedhojë, për momentin duket brenda objektivit të saj, që është zona play-off.

https://youtu.be/H3jJXyWTy78

Artikulli paraprakSHKODËR, 3 FËMIJË ME COVID- 19 NË SPITAL
Artikulli tjetërXHUBLETA MUND TA HUMB STATUSIN NË UNESCO