Vllaznia në basketboll për meshkuj është rikthyer tek fitorja. Pas një sërë rezultatesh jo të mira kuqeblutë kanë siguruar një fitore ndaj ekipit të Partizant. Ndeshja u luajt në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në qytetin e Shkodrës ndërsa skuadra kuqeblu fitoi me rezultatin 80-58. Këtë përballje 5-shja e parë e basketbollistëve të Vllaznisë ishin të gjitha amerikanë përveç Rakaj që e nisi nga fillimi ndërsa gjatë lojës janë aktivizuar edhe basketbollistët e tjerë shkodran. Pas kësaj ndeshje trajneri i Vllaznisë amerikani Matheë Jones u shpreh i kënaqur që skuadra tij u rikthye tek rezultatet pozitive ndërsa shpreson që kjo ecuri të vijojë sa më gjatë.

Sa i përket objektivave të këtij sezoni trajneri amerikan i Vllaznisë shprehet se ajo që mbetet kryesore është që skuadra kuqeblu të jetë deri në fund të sezonin në luftën për titullin kampion. Në fakt kjo duke e vështirë duke patur parasysh ekipe si Goga Basket apo Teuta të cilat të dyja në ndeshjet direkte kanë fituar lehtësisht ndaj skuadrës shkodrane.

Në ndeshjen ndaj Partizanit, Vllaznia dominoi plotësisht periodën e parë duke e fituar në shifrat 30-9. Në 10 minutëshin e dytë në fushë ka një balancë loje pasi mbyllet 17-17 por nga avantazhi i periodës së parë gjysma e lojës mbyllet 47-26 për shkodranët. Në periodën e tretë sërish ka një balancë pasi mbyllet 19-19 dhe 10 minutëshin e fundit Vllaznia e fiton me një pikë diferencë 14-13 duke bërë që krejt ndeshja të mbyllet në favorin e kuqebluve në shifrat 80-58. Javën e ardhshme Vllaznia ka një tjetër përballje të vështirë pasi do të luaj ndaj ekipit kryeqytetas të Tiranës.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, MJERIMI NË FAMILJEN PLEPI, APEL PËR NDIHMË
Artikulli tjetërINTER NUK NDALET, TJETER FITORE PËR TITULLIN KAMPION. ROMA BIE NË FUSHËN E PARMËS