Vllaznia në basketboll për meshkuj ka fituar 90-51 ndeshjen miqësore të luajtur përballë Teutës.

Ky takim vlen për shkodranët si një test prove përpara zhvillimit të Kupës së Shqipërisë që nis me 17 shkurt. Trajneri Blerdar Gjeçaj është i kënaqur kryesisht me gjysmën e parë të lojës sepse më pas janë aktivizuar lojtarët e stolit. Gjeçaj thotë se deri tek sfida e Kupës me Tiranën në gjysmëfinale që luhet në Shkodër ka kohë për të përmirësuar tek Vllaznia. Tekniku Gjeçaj flet edhe për dy lojtarët e ardhur në këtë merkato Gjonaj dhe amerikani Allen për të cilët thotë se po përshtaten mirë. Kupa e Shqipërisë këtë sezon do zhvillohet në Shkodër. Kuqebluve të Vllaznisë këto ndeshje miqësore dhe përgatitje i shërbejnë përpara këtij kompeticioni të rëndësishëm nga ku synimet janë për ta fituar.

Artikulli paraprakLAGJIA “MARK LULA”, SARACI: PROJEKTI GATI, MUNGOJNË FONDET
Artikulli tjetërLIVING – 6.2.2016