Tek Vllaznia në basketbollin e meshkujve ka diccka që nuk shkon.

Shkodranët kanë marrë humbjen e dytë radhazi brenda pak ditëve. Kuqeblutë janë mundur në ndeshjen e kampionatit nga Kamza Basket me rezultatin 51-69. E çuditshme se si Vllaznia në periodën e parë nuk ka shënuar më shumë se 4 pikë që duket si vazhdimësi e ndeshjes së Kupës kur në periodën e fundit ndaj Tiranës realizuan vetëm 2 pikë. Një tjetër ndeshje e dobët e Vllaznisë që pranohet edhe nga trajneri Bledar Gjeçaj. Për Gjeçajn merkatoja me amerikanin Allen dhe malazezin Gjokoviç mund të quhet edhe e dështuar. Tekniku Gjeçaj thotë se kjo Vllazni nuk mund ta fitojë titullin kampion ndaj duhet ndryshim rrënjësor. Ndaj Kamza Basket Vllaznia rezultoi një skuadër që thyhej lehtësisht në mbrojtje dhe nuk ishtë aspak efektive as në lojën sulmuese. Tek Vllaznia duket sikur ka humbur besimi. Ekipi u përforcua me lojtarë por ky përforcim mbase po bën efektin e kundërt. Me këtë humbje askush s’mund të ketë siguri se Vllaznia do të arrijë që të mbrojë titullin kampion këtë sezon.

Artikulli paraprakFSHATI KALDRUN, NJË KOPËSHT QË VETËM EMRIN E KA TË TILLË
Artikulli tjetërRREGULLI I RI, FURGONËT QË TRANSPORTOJNË NXËNËS DUHET TË JENË NGJYRË PORTOKALLE