Në kryendeshjen e basketbollit Vllaznia-Teuta, një prej lojtarëve kryesor të Vllaznisë Bryquies Perine mungoi sepse para ndeshjes u operua duke hequr apendisin pas disa dhimbjesh të shkaktuara që më përpara.

Perine është krenar për Vllazninë pavarësisht se ekipi nuk arriti një fitore ndaj Teutës ndërsa është bërë nervoz për faktin se nuk ka mundur të jetë në fushë.

“Kam hequr apendisidin. E kam ndjerë dhimbjen para tre katër ditësh. U mundova të bëj stërvitje por pas dy ditësh ishte e pamundur. Më erdhi keq që nuk luajta ndaj Teutës. Jam një nga lojtarët e ekipit dhe si i tillë desha të ndeshesha ndaj një rivali si Teuta. Isha pak i nervozuar që nuk mund të luaj dhe e di rëndësinë që kam për skuadrën.

Kam ndjekur një pjesë të shkurtër, Vllaznia luajti fort, dha maksimumin dhe jam krenar për skuadrën pavarësisht se nuk fituam dhe gjëja kryesore është se qëndruam të gjithë si një skuadër. Vlerësoj shumë lojtarët që erdhën dhe më vizituan .

Hudson qëndroi gjatë gjithë natës me mua në spital, trajneri erdhi por edhe një pjesë e lojtarëve që të shikonin a jam mirë”.

I pyetur për trajnerin e ri, Perine thotë se të gjithë janë familjarizuar shpejt dhe se ka besim tek Vllaznia se do të arrijë objektivin që është fitimi i titullit kampion.

 

“Trajneri po bën ekzaktësisht atë që duhet të bëjë . Ai po bën punën e vet. Gjithçka është në dorën tonë.Trajneri nuk mund të luaj për ne. Ai na cakton pozicionet dhe jemi ne që duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur për teëfituar.

Trajneri po bën shumë mirë dhe ne lojtarët jemi familjarizuar shpejt me të. Të gjithë po vazhdojnë stërvitjen me intensitet çdo ditë pa munguar asnjë herë. Thjeshtë unë mendoj që kemi humbur dy ndeshje që nuk duheshin humbur dhe është përgjegjësi e jona sepse nuk është se na mundën kundershtaret por ne mundëm vetveten. Përveç kësaj unë kam shumë besim tek skuadra”.

Një mesazh ka për skuadrën dhe tifozët në prag të ndeshjes së 18 dhjetorit që do jetë ndaj një rivali tjetër si Goga Basket sërish në Shkodër.

Artikulli paraprakBASKET MESHKUJ, TAKIM RIVALËSH, VLLAZNIA-TEUTA 84-87
Artikulli tjetërTAEKWONDO, VLLAZNIA MERR 55 MEDALJE NË KUPË