Vllaznia në basketboll për meshkuj nuk i ka humbur ende shpresat për të qëndruar në Kategorinë e Parë. Kuqeblutë në javën e parafundit do të përballen me ekipin e Tiranës. Trajneri i kuqebluve Neven Plantak shprehet se pavarësisht mungesave skuadra e tij do të përpiqet që ta fitojë takimin

Fati i Vllaznisë në këto dy javë të fundit nëse do të qëndrojë apo jo në Kategorinë e Parë sipas teknikut Plantak nuk ndodhet edhe aq shumë në dorën e Vllaznisë duke qenë se janë dy javët e fundit dhe në rast se Kamza tolerohet në njërën nga këto dy takime atëherë kuqeblutë automatikisht janë një kategori më poshte

Vllaznia javën e kaluar nuk arriti që të fitojë ndeshjen direkte me Kamzën në kryeqytet duke qenë tashmë tejet e rrezikuar për rënien nga Kategoria duke qenë se kanë mbetur vetëm dy javë përpara fazës Play Off.

Artikulli paraprakSHKODËR, NIS MEMORIALI NDËRKOMBËTAR I BOKSIT
Artikulli tjetërLIVING – KOSTUME POPULLORE