Kjo është festa e Teutës në basketboll për meshkuj e cila fitoi titullin kampion brenda në Shkodër duke mundur Vllazninë në finale e katërt me rezultatin 68-53 dhe duke fituar 3-1 finalet. Skuadra kuqeblu me mbështetjen maksimale të tifozëve në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” nuk ia doli që të barazojë në 2-2 finalet dhe t’i jepte vetes një shans për ndeshjen e fundit në Durrës për fitimin e trofeut. Teuta në këtë përballje dominoi që nga fillimi duke e mbyllur me fitore dhe duke u kurorëzuar me trofeun më të rëndësishëm të sezonit.

Pas ndeshjes trajneri i Teutës Mezin Lazimi shprehet se skuadra e tij e meritoi titullin kampion.

Presidenti i skuadrës bregdetare Arqile Gorea tha se Teuta arriti objektivin e saj por vlerësoi ekipin e Vllaznisë dhe tifozët e saj për atmosferën e krijuar.

Sekretari i Federatës Shqiptare të Basketboll Korab Llazani, shprehet se kampionatin e ardhshëm harta e ekipeve pjesëmarrëse në Superligë është zgjeruar.

Basketbollistët e Vllaznisë zhvilluan një kampion plot me luhatje duke patur momente shumë të vështira por në fund arritën që të dalin në finale duke u përballur denjësisht me Teutën e cila u tregua një ekip më i fortë duke fituar trofeun e këtij sezoni.

 

Artikulli paraprakGUR I ZI, NDOTJA E LUMIT DRIN “MASAKËR” MJEDISORE
Artikulli tjetërZGJEDHJA E PRESIDENTIT, ALIBEAJ: E RËNDËSISHME QË OPOZITA TË MOS BOJKOTOJË PROCESIN, POR…