Personat me aftësi të kufizuara në qytetin e Shkodrës morën pjesë në turneun rajonal të Ballkanit Përendimor në basketboll 3×3 “Shoot for Inclusion” të zhvilluar nga projekti Special Olimpik Albania në Tiranë. Skuadra nga Shkodra zuri vendin e tretë në këtë turne. Elvira Lezha, mësuese e personave me aftësi të kufizuara u shpreh se në fokus të këtij aktiviteti është gjithëpërfshirja e të rinjve në sporte të ndryshme.

Valentin Nikolli, mësues i edukimit fizik tha se aktivitete të tilla janë shumë të rëndësishëm për zhvillimin e këtyre personave.

Projekte të tilla nxisin pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara në sporte të ndryshme. Përkrahja dhe inkurajimi ndaj tyre është i nevojshëm në mënyrë që ata të ndjehen të barabartë edhe në mjediset e sportive.

Artikulli paraprakMESHA E SHENJTË PËR FESTËN E SHËN KOLLIT
Artikulli tjetërLEZHA NDEZ DRITAT E FESTAVE