Nuk është një duel i zakonshëm i basketbollit. Janë dy vëllezërit Dodë Lekndreaj i Vllaznisë dhe Daniel Lekndreaj i Partizanit, të cilët mbrëmjen e kaluar ishin kundërshtar në fushën e lojës.
I larguar nga Vllaznia sëfundmi për Danielin që tashmë vesh fanelën e Partizanit, edhe si ndeshje e parë mund të ketë qenë përballja më e vështirë që mund të ketë patur.
Fillimisht dy vëllezërit Lekndreaj, u munduan t’i qëndrojnë larg njërit-tjetrit duke mos preferuar të përplasen.
Megjithatë ende pa mbaruar mirë ndeshja mes Vllaznisë dhe Partizanit Danieli nuk ndalej poshtë tabelës se ish=skuadrës së kur përballë kishte edhe vëllain Dodën.
Danieli edhe kësaj radhe kundër ish-ekipit të tij nuk lëshoi aspak por bëri më të mirën, duke shkëlqyer me Partizanin.
Kjo nuk është energji negative ndaj qytetit të tij shprehet Danieli por thjeshtë bëri detyrën.Daniel Lekndreal tregon përse u largua nga Vllaznia për të shkuar tek Partizani.
Në rast se Vllaznia e basketbollit rikthehet ajo skuadra pretendente Danieli ka dyshime se çfarë mund të bëjë.Në ndeshjen Vllaznia-Partizani ai që kishte më shumë emocione, ishte babai i dy vëllezërve.
Daniel Lekndreaj është vetëm një nga të larguarit, sepse nga Vllaznia pati një eksod lojtarësh e trajnerësh për shkak të gjendjes ku ka mbërritur ky ekip.