Vllaznia në basketboll për meshkuj ka marrë humbjen e 5-të në kampionat duke qenë kështu në vendin e fundit në renditje dhe duke rrezikuar rënien nga Kategoria A.

Kuqeblutë nuk mundën të fitojnë përballë Partizanit në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Të kuqtë fituan 96-74 në sfidën ndaj Vllaznisë.

Tashmë trajneri Fatjon Taraboshi e di se skuadra e tij ka shumë probleme dhe shpreson që bashkia ose presidenca të ndërhyjë në janar me përforcimin e ekipit.Trajneri i Partizanit Arben Fagu ndjen keqardhje për gjendjen ku ndodhet Vllaznia.

Vllaznia ishte e pafuqishme për të përballuar Partizanin, skuadër kjo e fundit e cila dominoi gjatë gjithë ndeshjes ndaj kuqebluve. Shkodranët do të duhet të bëjnë shumë punë për t’u riorganizuar edhe njëherë.

Artikulli paraprakNDOCAJ: I GATSHËM TË DREJTOJ BASHKINË LEZHË
Artikulli tjetërBASKET, VËLLEZËR POR RIVALË NË SHKODËR