Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka fituar ndeshjen e parë të fazës play-off, atë ndaj Kamzës dhe si rrjedhojë, ka hedhur një hap të rëndësishëm për kualifikimin në gjysmëfinale. Ata e nisën shumë mirë ndeshjen, ku arritën t’i mbyllin 10-minutat e para në shifrat 24-13, por Kamza arriti të ngushtojë rezultatin në 37-33, me Vllazninë që shkoi në pushim me një diferencë prej vetëm katër pikësh.

Edhe perioda e tretë fitohet sërish nga Kamza në shifrat 55-61, por djemtë e trajnerit Bekteshi reagojnë në periodën e fundit, fillimisht duke barazuar rezultatin në 75-75 dhe më pas duke rikthyer avantazhin në 78-77 dhe për ta mbyllur krejt ndeshjen me fitoren e saj 83-77. Megjithatë, pavarësisht fitores, trajneri i Vllaznisë, Damian Bekteshi, tha se ekipi i tij gaboi shumë gjatë ndeshjes.

Ndeshja e dytë në mes këtyre dy ekipeve do të luhet të shtunën në ora 19:00 në Kamëz dhe në rast fitoreje sërish të Vllaznisë, ajo do të sigurojë kualifikimin në gjysmëfinale. Në rast të kundërt, do të jetë e nevojshme të luhet një ndeshje e tretë sërish në Shkodër.

Artikulli paraprakSHKODËR, AKTIVITET SENSIBILIZUES PËR AUTIZMIN
Artikulli tjetërETAPA E DYTË E KUPËS “AGIM TAFILI”