Një fitore in-extremis.
Daniel Lekndreaj, ylli i ri i basketbollit shkodran me këtë super gjuajtje i dha fitoren Vllaznisë në përballjen ndaj Teutës. Loja ishte 59-59 dhe sulmi i fundit i takoi shkodranëve. I vogli nga vëllezërit Lekndreaj merr bukur topin dhe shënon një trepikësh duke çuar në delir tifozët dhe duke siguruar fitoren në shifrat 61-59. Vllaznia kryesonte me diferencë pikësh porn ë periodën e katërt kuqeblutë lëshuan terren duke rrezikuar ndjeshëm gjë për të cilën trajneri Bledar Gjeçaj nuk është i kënaqur. Fitorja ndaj Teutës bën që Vllaznia të jetë me ritmin e kryesuesve. Trajneri Gjeçaj i bën thirrje këshillit bashkiak që të miratojë shpërblimin që ende nuk është kaluar. Në mesjavë Vllaznia luan ndeshjen çerekfinale të Kupës ndaj Partizanit ndërsa në fundjavë pret në një supersfidë bardheblutë e kryeqytetit.