Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka gati apelimin për vendimet e Komisionit të Disiplinës pas ndeshjes Vllaznia-Tirana.

Në këtë ndeshje lojtarët e dy ekipeve dhe trajneri i kuqebluve Bledar Gjeçaj u përfshinë në një moment tensioni. Kështu disiplina vendosi që të pezullojë për 6 muaj teknikun Gjeçaj dhe basketbollistin Ndoja me tre javë por edhe gjoba financiare. Në radhët e Tiranës Erkand Karaj u pezullua me 6 muaj. Disiplina quan nxitës të dhunës Ndojën por pretendimet e Vllaznisë janë të kundërta. Sipas apelimit që pritet të bëhet pretendohet se nuk është Ndoja ai që nxiti dhunën por fillimisht amerikani Xhonson i cili ka sharë shkodranin e Vllaznisë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Karaj i cili sipas apelimit ka sharë Ndojën. Më tej lidhur me pezullimin e trajnerit Gjeçaj sërish ka një pretendim sepse ky i fundit thuhet se ka të drejtë të futet në fushën e lojës në raste të tilla ndërsa lojtarët e stolit sin ë rastin e Karaj nuk kanë asnjë të drejtë që të futen në fushë. Përveç kësaj Vllaznia pretendon se Gjeçaj është munduar vetëm që të qetësojë situatën dhe nuk ka patur aspak qëllime të tjera. Gjatë atij momenti Karaj pasi ka sharë Ndojën është afruar tek trajneri Gjeçaj duke e shtyrë fillimisht. Tekniku i Vllaznisë ka shkuar për ta pyetur se çfarë kishte por aty Karaj e sharë Gjeçajn duke i përmendur edhe familjen. Kjo ka bërë që trajneri të humb toruan dhe sipas apelimit ta godasë pa vetëdije pasi e ka shtyrë dhe e ka sharë. Në koridore Karaj ka pranuar sharjen e rëndë dhe aty ka patur edhe dëshmitar. Përveç këtyre provikimeve, Vllaznia në atë moment ishte në avantazh ndaj Tiranës gjë e cila sipas klubit shkodran ka irrituar dhe nervozuar lojtarët bardheblu duke arritur deri tek sharjet dhe fyrjet e rënda. Në këtë mënyrë Vllaznia kërkon nga Komiteti Drejtues i federatës që të hiqet dënimi për basketbollistin Ndoja sepse nuk është ai nxitës i dhunës, të ulet dënimi për trajnerin Gjeçaj si dhe të hiqen gjobat financiare. Nga ana tjetër presidenti Sokol Dibra konfirmon se Bledar Gjeçaj do vijojë të jetë trajner i Vllaznisë duke shuar aludimet e fundit për një largim të mundshëm të tij.

Artikulli paraprakGRUEMIRË, VIJON AMORTIZIMI I RRUGËVE
Artikulli tjetërVOLEJ, VLLAZNIA PJESËMARRËSE NË “DITA E FLAMURIT”