Pas tre humbjeve në ndeshjet e para të kampionatit, ka ardhur fitorja e parë për Vllazninë e basketbollit të meshkujve. Kuqeblutë triumfuan në shifrat 81-77 ndaj Kamzës, në takimin e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Takimi ishte me mjaft rivalitet dhe shkodranët shkuan në pushimin e ndeshjes me një diferencë prej katër pikësh në favorin e tyre. Kjo epërsi do të ruhej deri në fundin e takimit dhe në këtë mënyrë, e gjithë ndeshja u fitua nga kuqeblutë me rezultatin 81-77. Në prononcimin e dhënë pas këtij dueli, trajneri Damian Bekteshi vlerësoi arritjen e kësaj fitoreje.
Në këtë mënyrë, kuqeblutë rregjistrojnë fitoren e parë në kampionat, e cila pritet t’i japë optimizmin e duhur psikologjik skuadrës për të ecur më tej në rrugën e saj në vazhdim.