Vllaznia në basketboll për meshkuj e nisi vitin 2020 me një humbje ndaj Pejës në Balkan League. Edhe pse luajtën brenda në Shkodër kuqeblutë humbën 87-91 ndaj skuadrës kosovare. Trajneri i ri i Vllaznisë Darko Vujaçiç shprehet se pavarësisht humbjes ka besim tek ekipi i tij.

Trajneri i Pejës Jeronim Sarin i cili më përpara ka drejtuar Vllaznisë ruan kujtime të bukura nga qyteti i Shkodrës por si profesionist iu desh të fitonte me ekipin që sot drejton…

“Jam shumë i kënaqur që rikthehem sërish në Shkodër. Kam kaluar këtu 3 muaj të mrekullueshëm si trajner i Vllaznisë. Është një qytet shumë i dashur me sportin dhe ka tifozë fantastikë që e treguan edhe sot. Ruaj kujtime të bukura kur isha trajner i Vllaznisë. Sot u riktheva por duke drejtuar një ekip tjetër që është Peja sepse kështu e kemi ne profesionistët.

Vllaznia na vuri në vështirësi dhe zhvilloi një ndeshje të mirë dhe i përgëzoj. Nga ana tjetër ne kishim disa mungesa të rëndësishme që besoj se ndikuan në lojë dhe rezultat. Megjithatë do të vazhdojmë në objektivin tonë për të fituar titullin kampion në Kosovë dhe për të bërë paraqitje sa më të mirë në Balkan League”.

Vllaznia fiton 20-19 periodën e parë por humb 24-30 të dytë. Në periodën e tretë loja është e balancuar dhe mbyllet 20-20 dhe e katërta 23-22 duke bërë që Peja të fitojë 91-87 ndaj kuqebluve këtë takim të Balkan Legua.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTIME PËR PRONËN DHE LOJËRAT E FATIT
Artikulli tjetërDJEGIA E MANDATEVE, BASHA: KISHIM PËR QËLLIM TË NDËRGJEGJËSONIM PERËNDIMIN