Vllaznia ka arritur fitoren e parë në Balkan League në këto dy pjesëmarrje të kuqebluve në këtë kompeticion. Vllaznia fitoi 73-68 ndaj ekipit kosovar të Rahovecit. Kjo përballje u luajt në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në qytetin e Shkodrës. Pas tri humbjesh në Balkan League shkodranët siguruan fitoren e parë ndaj ekipit kosovar.

Kjo sfidë nis nën një atmosferë të ndezur nga dy tifozëritë ajo e Vllaznisë por edhe tifozët e ardhur nga Kosova për të mbështetur Rahovecin. Takimi nis më i mirë për vendasit të cilët tregojnë etjen për fitore pas tri humbjesh në Balkan League. Vllaznia e fiton 20-12 periodën e parë duke marrë epërsinë në këtë ndeshje. Shkodranët vijojnë të luajnë mirë teksa fitojnë edhe periodën e dytë 19-17.

Pas gjysmës së parë të kësaj përballje Vllaznia shkon me 10 pikë avantazh 39-29. Pavarësisht kësaj epërsie Rahoveci rikthehet në gjysmën e dytë të lojës duke tentuar që ta kthejnë lojën në favorin e tyre. Perioda e tretë është më e mirë për miqtë. Rahoveci e fiton 24-22 dhe e ngushtojnë në 8 pikë diferencën kur duhen edhe 10 minutat e fundit për t’u luajtur. Kosovarët provojnë me të gjitha mënyrat dhe Rahoveci shkon deri tek barazimi 68-68 kur duhen edhe 1 minut e 30 sekonda për t’u luajtur.

Perine pengohet në një gjuajtje për 3 pikë dhe fiton 3 gjuatje të lira pas gabimit personal të skuadres kosovare. Perine i realizon të tri gjuajtjet duke elektrizuar tifozët shkodran dhe duke e çuar në 71-68 rezultatin. Çastet e fundit nuk shërbejnë për miqtë ndërsa Vllaznia administron mirë lojën në sekondat e fundit duke arritur që të fitojë këtë përballje të rëndësishme duke bërë që trajneri i Vllaznisë Gospodinov të jetë i kënaqur…

Trajneri i Rahovecit Ilieviski përgëzoi Vllazninë për fitoren dhe tha se skuadra e tij nuk luajti mirë.

Vllaznia pas kësaj ndeshje të Balkan League do të rikthehet në përballjet e kampionatit teksa do të ketë ndeshjen e radhës me Partizanin nga ku do të kërkojë një fitore.

Artikulli paraprakLAGJJA “PARTIZANI”, BANORËT NË PROTESTË PËR RRUGËN
Artikulli tjetërSHKODËR, “20 MIJË SHTETAS MUND TE NDRYSHOJNË NJË LIGJ”