E menduan si çështje të përfunduar fitimin e titullit kampion në Tiranë por Vllaznia nuk do ta lëshojë lehtë këtë trofe në basketbollin e meshkujve.

Ende pa ardhur janari në Shkodër ka mbërritur përforcimi i parë. Me Vllazninë është bashkuar Julian Hamati, lojtari më i mirë që kishte Kamza Basket deri më tani. Hamati do të jetë pjesë e Vllaznisë për pjesën e mbetur të sezonit. Trajneri i kuqebluve Bledar Gjeçaj vlerësoi Hamatin dhe me lëvizjet e fundit shpreson që skuadra e tij të ruaj titullin kampion. Në janar tek Vllaznia pritet që të vijnë edhe dy basketbollist amerikan dhe një tjetër lojtar i kampionatit shqiptar për të përforcuar kuqeblutë dhe për të siguruar edhe këtë sezon titullin kampion.

Artikulli paraprakSHKODËR, FRPD I BASHKOHET DITËS SË RINISË
Artikulli tjetërARRESTOHET 30-VJEÇARI, NË BANESË KISHTE FSHEHUR MUNICIONE LUFTARAKE