Grushte, katër lojtarë të përjashtuar, 15 minuta ndërprerje të lojës, irritim tifozësh dhe forca të shumta policie është bilanci i ndeshjes Vllaznia-Tirana.

Kryendeshja e javës së 6-të luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” doli shumë shpejt nga shinat e një ndeshje sportive kur Xhonson i Tiranës dhe Ndoja i Vllaznisë acarohen me njëri-tjetrin. Mes acarimit momental Karaj i jep një grusht të pastër në nofull trajnerit të Vllaznisë Bledar Gjeçaj sikur të ishte në një ring boksi. Kaq mjafton që edhe tifozët e shumtë të pranishëm të irritohen me këtë gjest antisportiv të Karaj. Arbitrat e kësaj sfide të shoqëruar nga forcat e policisë ndërpresin ndeshjen teksa duheshin edhe 15 sekondat për t’u mbyllur perioda e parë. Rezultati ishte 24-19 në favor të Vllaznisë, Pas 15 minutave ndërprerje shtohen forcat e policisë dhe katër lojtarë marrin teknik përjashtimi, Ndoja dhe Dodë Lekndreaj tek Vllaznia dhe Xhonson dhe Shima tek Tirana. 47-44 mbyllet gjysma e parë e lojës. Përjashtimi i lojtarëve prish planet tek Vllaznia ndërsa Tirana rikuperon me stolin. Tek Vllaznia dëmohet edhe Bërdica që deri në atë moment kishte shënuar 24 pikë. Tirana arrin të fitojë 84-66. Momentin e grushtit të Karajt ndaj tij trajneri Gjeçaj e çuan një shtyjre të vogël. Pavarësisht kësaj humbje Vllaznia do vijojë të kërkojë fitimin e titullit kampion edhe pse Tirana këtë sezon është skuadra pretendente me 6 përforcime në ekip.

Artikulli paraprakKOPLIK, RRUGA E LLAZANIT VUAN NGA AMORTIZIMI
Artikulli tjetërMBAHET NË KUKËL, “DITËT E MJEDËS”