VLLAZNIA DO TË LUAJË SOT NDAJ PARTIZANIT NË “ASLLAN RUSI”. Ekipi i Basketbollit të Vllaznisë do të kërkojë sot të kalojë në finale të Kupës së Shqipërisë.

Pikërisht sot në orën 16:00, në pallatin e sportit në Tiranës, “Asllan Rusi”, kuqeblutë të drejtuar nga Bledar Gjeçaj, do të luajnë në gjysëmfinale ndaj ekipit të Partizanit. Shkodranët ndonse në transfertë, kërkojnë fitoren, pasi kupa e shqipërisë, mbetet n jë ndër trofetë më të rëndësishëm pas kampionatit. Madje kjo kupë është trofeu i parë i sezonit dhe për këtë vit. Kuqelbutë edhe vitin e kaluar kanë arritur të shpallen kampion, duke fituar kupën dhe nga optimizmi i fitimit të saj, punuan më shumë gjatë sezonit dhe arritën të fitonin kampionatin kombëtar. Ndonse këtë vit, kuqeblutë janë në një nivel më të lartë, nuk do të jetë e lehtë fitimi i titullit. Kjo për arsyen se Tirana që është një ndër ekipet më të rivalizuese, aktualisht, kërkon të thyejë me çdo kusht suksesin e Vllaznisë. Gjysëmfinalja me Partizanin, nuk pritet të jetë shumë e vështirë për shkodranët, por që duhet të bëjnë kujdes për faktin se në takimet e fundit kanë shfaqur disa oshilacione. Mëgjithatë, pritet që Vllaznia të kalojë në finale e më pas të pretendojë fitimin e Kupës së Shqipërisë.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/AmK7U5S1Z40″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPANAIRI I GJUHËS ANGLEZE
Artikulli tjetërVLLAZNIA-SKËNDERBEU, KËRKOHET MBËSHTETJA E TIFOZËVE