Vllaznia e ka nisur me humbje kampionatin e ri. Kuqeblutë u mposhtën nga Teuta në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” me rezultatin 95-87. Në fakt, pritej një paraqitje ndryshe nga shkodranët, nisur kjo edhe nga afrimet e bëra në merkaton e verës, por nuk rezultoi kështu. Teuta dominoi lojën dhe fitoi krejt ndeshjen me rezultatin 95-87. Pas ndeshjes, trajneri i kuqebluve, Damian Bekteshi tha se nuk e priste këtë paraqitje nga ekipi i tij, ndërsa basketbollisti i durrsakëve, Klevis Mërdhoçi thotë se nuk e prisnin një Vllazni kaq të dobët, Tashmë, ndeshja e rradhës për Vllazninë do të jetë në transfertë ndaj Tiranës. Synimi i kuqebluve do të jetë patjetër fitorja, pavarësisht se nuk e nisën mbarë në ndeshjen e javës së parë të kampionatit të basketbollit.

Artikulli paraprakINA ZHUPA PUBLIKON LETRËN: REKTORËT KUNDËR LIGJIT TË SHKENCËS, NE I MBËSHTESIM PLOTËSISHT
Artikulli tjetërGJENDET E PAJETË 55 VJEÇARJA NË PUKË