Vllaznia në basketboll për meshkuj do të luajë të enjten në Durrës sfidën e tretë gjysmëfinale të kampionatit, atë ndaj Teutës. Basketbollistët e drejtuar nga Damian Bekteshi, janë të vendosur për ta kaluar me sukses edhe këtë ndeshje dhe për të parë më pas drejt finales. Një gjë të tillë e thotë edhe trajneri i Vllaznisë, Damian Bekteshi.

Bekteshi iu përgjigj edhe akuzave të presidentit të Teutës, i cili shprehej se ndeshja e luajtur në Shkodër, ka qenë e trukuar nga arbitrat.

Në finalen e kampionatit do të kualifikohet ekipi që fiton tre ndeshje, teksa deri më tani rezultati i përgjithshëm mes Vllaznisë dhe Teutës është i barabartë, 1-1.

Artikulli paraprakKËNGA DIBRANE NË LEZHË
Artikulli tjetërMESAZHI I DOM GJERGJ METËS NË DITËN E PUNËTORËVE: JO ABUZIMIT DHE DISKRIMINIMIT NË VENDIN E PUNËS