SKUADRA ËSHTË NË BISEDIME ME SARAJLINË DHE PAJOVIÇ. Përformanca jo e mirë e ekipit të Vllaznisë në Ligën Ballkanike dhe largimi i disa basketbolliëve të huaj, bën që drejtuesit e ekipit të rikthejnë dhe një herë kokën pas.

Siç mësohet ekipi është sërish në bisedime për rikthimin e dy basketbollistëve të huaj, pikërisht të Sarajlisë dhe Pajoviç. Ndërkohë që Baksetbollisti i tretë i larguar, Gavraniç ka arritur që të aktivizohet në Mal të Zi. Informacionet per rikthimin e tyre vijne nga skuadra ku konifmrohet se bisedimet jane ruajtur me lojtaret. Nje kusht kryesore pervecc marreveshjes se tyre financiare eshte ajo e cilesise se parketit te pallatit te sportit “Qazim Dervishi”. Sicc mesohet, baksetbollistet jane shprehur se mund te vijne vetem po paten kushtet e duhura per stervitje. Persa i perket arsyes pse jane larguar sportistet e huaj, dihet qe ka qene parketi dhe demtimet fizike qe ai solli. Te tre basketbollistet per shume jave nuk zhvilluan stervitje me ekipin duke krijuar shume hapesira dhe probleme per ekipin. Ndaj u gjet nje gjuhe e perbashket per largimin e tyre pasi nuk i sherbenin asnjeres prej paleve. Tashme qe Vllaznia gjendet ne pozita jo te mira e duke pare perforcimet e ekipeve kundershtare, do ti duhet patjeter qe te realizoje perforcime per pjesen e mbetur te sezonit. Rikthimi i dy basketbollistëve do të bëntë që ekipi të jetë në ato pozicione që mbylli fazën e parë. Por kjo do të jetë dhe në varësi të zhvillimeve të reja, apo dhe marrëveshjes që do të arrijnë drejtuesit e ekipit me lojtarët. Pra në një farë mënyrë lëvizjet do të jenë të varura nga cilësia e punimeve të parketit.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/PhaiL4bts8E” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakBUNDËSLIGA STARTON ME REZULTATE SURPRIZË
Artikulli tjetërMINATORËT, SIGURIM VULLNETAR