KUQEBLUTË TREOGHEN MË TË SAKTË NË KOHËN SHTESË, FINALJA MË AFËR. Vllaznia ka arritur një fitore të vuajtur ndaj Kamza Basket në ndeshjen e parë të play-off me rezultatin 79-77.
Duheshin pesë minuta shtesë pas kohës së rregullt për të përcaktuar fituesin, pasi çdo gjë në fund të periodës së katërt ka qenë e barabartë 70-70. Përsa i përket lojës, ajo ka qenë pothuajse gjatë gjithë kohës së zhvillimit të saj e tensionuar dhe me pretendime për arbitrimin. Perioda e parë ka përfunduar në favor të Kamzës me rezultatin 10-19, ndërsa në të dytën shkodranët fitojën 24-16. Perioda e tretë ka qenë e barabartë 16-16, ndërsa në të kartërten janë sërsih kuqelbutë që fitojnë 20-19, por duke shkuar në kohën shtesë ku fitojnë 9-7. Siç shikohet dhe nga pikët, të dy ekipet kanë shënuar shumë pak pikë, pasi janë treguar të pasaktë në finalizime po ashtu dhe në luftën për top poshtë koshit. Pikërisht një problem ky që trajneri Bledar Gjeçaj e ka kërkuar me ngulm që skuadra e tij të mos përsëriste të njëjtat gabime. Kjo ndeshje ka patur dhe një incident ky gjyqtari i takimit është goditur në kokë nga sende të forta nga tifozët e pranishëm por që nuk ndikoi në pezullimin e takimin, përveçse një ndalese të vogël. Pas kësaj fitoreje, trajneri Gjeçaj e pranon se ka qenë një sukses i vështirë. Takimi i radhës për Vllazninë do të jetë në Tiranë. Në rast fitoreje, kuqeblutë kalojnë direkt në finale, në të kundërt do të duhet të zhvillojnë takimin e tretë që do të jetë sërish në Shkodër.