KUQEBLUTË MPOSHTIN BARDHEBLUTË ME REZULTATIN 65-60, TITULLI POTHUAJSE I SIGURTË. Vllaznia ka arritur fitoren e dytë në finale e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj ndaj Tiranës.
Kuqeblutë të drejtuar nga dyshja Vujaçiç-Gjeçaj, kanë tirumfuar në fund të takimit me rezultatin 65-60. Shkodranët pothuajse gjatë gjithë lojës kanë qenë në disavantazh, por arritën të administronin më mirë lojën në periodën e fundit. Në periodën e parë, Vllaznia humbur 14-17, në të dyten 28-32, reagimi vjen në periodën e tretë ku Vllaznia fiton 50-49 dhe gjithë takimin në periodën e katërt 65-60. Atmosfera pas përfundimisht të ndeshjes ka qenë më të vërtetë spektakolare. Trajneri Bledar Gjeçaj në prononcimin e tij u shpreh se ka qenë një ndeshje e vështirë por tashmë vëmendja fokusohet në takimin e tretë ku kërkohet titulli. Po ashtu presidenti i ekipit, Sokol Dibra beson tek titulli kampion por siguron se skuadra nuk do të bëjë tolerime në takimin e radhës. Vllaznia do të luajë ndeshjen e tretë finale në Tiranë. Në rast fitoreje kuqeblutë kurorëzohen kampion, porn ë Shkodër presin që festa të bëhet në ndeshjen e katërt për të patur një atmosferë më të zjarrtë. Mëgjithatë kjo mbetet për tu parë se si do të shkojë përballja e radhës ku drejtuesit e ekipit kanë siguruar se nuk do të ketë tolerime.