TAKIMI NDËRPRITET PËR 15 MINUTA, NUK PUNON ASPIRATORI. Ekipi i vllaznise ne basketboll per meshkuj ka bere nje tjeter hap fals ne kampionatin kombetar. Kuqeblute jane mundur ne shkoder nga ekipi i tiranes me rezultatin 69-72.
Skuadra e drejtuar nga bledar gjecaj nuk ka gjetur forca ne asnje prej periodave qe te kalonte ne avntazh ndaj miqeve. Me kete humbje, vllaznia vijon te jete ne vendin e dyte ne klasifikim, duke besuar vetem ne play-off per titullin kampion. Pas ndeshjes trajneri Gjeçaj ka folur haptazi se ekipit i duhen patjetër përforcimet. Takimi mes Vllaznisë dhe Tiranës ka patur një ndërprerje prej 15 minutash. Kjo ka ardhur si pasojë e tymit të krijuar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” pas ndezjes së disa flakadanëve nga grupimi i tifozëve “Vllaznit Ultras”. Për këtë gjyqtarët e ndeshjes u detyruan të ndalnin ndeshjen, pasi sistemi i ajrimit nuk funksionoi. Nga ana e tjetër punonjësit e pallatit hapën dyert e dritaret në mënyrë që të qarkullonte ajri. Ky rast ngre shumë pikëpyetje për një tjetër problem tashmë në pallatin e sportit, atë të procesit të ajrimit. Dihet që para një viti u trumbetua me të madhe si një investim shumë cilësorë dhe që do të zgjidhte problemin e lagështirës por që realisht ai nuk funksionoi. Kjo tregon në mënyrën më të mirë të mundshme se çfarë punësh cilësorë janë bërë deri më tani në investimet për pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.