KUQEBLUTË FITOJNË 90-66, LOJTARI ME NGJYRË HOOG MË I MIRI I EKIPIT. Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka arritur një fitore të lehtë ndaj Flamurtarit ku dhe ka fituar 90-66.

Skuadra shkodrane ka dominuar në të gjithe takimin, duke mos e diskutuar asnjëherë suksesin e kësaj sfide. Ndërkohë lojtari i ardhur si përforcim, Brendon Hoog, realizoi një paraqitje të mirë, duke qene më i miri për skuadren. Madje ai mori dhe pergezimet e trajnerit Bledar Gjecaj. Me ekipin e Vllaznisë pritet të bashkohet dhe përforcimi i tjetër, Anthony Booker dhe ai Amerikan. Ndërsa të dy lojtarët në javën e ardhshme do të aktivizohen në sfidën më të rëndësishme që ka Vllaznia ndaj Kamza Basket.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/7z-2Wwoomiw?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakF1, HAMILTON FITON ÇMIMIN E MADH TË AUSTRALISË
Artikulli tjetërKANALI I OBLIKËS TOTALISHT I NDOTUR