KUQEBLUTË MEBTEN NË VENDIN, TIRANA FITON NDAJ KAMZA BASKET.Ekipi i Vllaznisë në Basketboll për meshkuj ka arritur një tjetër fitore, këtë herë ndaj Partizanit. Kuqelbutë kanë fituar pa shumë probleme me rezultatin 94-63 në takimin e zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Në periodën e parë, vendasit kanë fituar 26-14, në të dytën 22-15, në të tretën 26-15 dhe në të katërten 20-19. Me fitoren e rritur Vllaznia e drejtuar nga Bledar Gjeçaj, vijon të mbetet në vendin e dytë në kuotën e 19 piëkve,  me 9 fitore e 1 humbje. Por një kryesimi mbahet sërish nga ekipi i Tiranës që ka arritr një fitore të rëndësishme ndaj Kamza Basket me rezultatin 85-75, duke mbajtur sërish vendin e parë me 19 pikë por ka arritur të shënojë më shumë pikë se Vllaznia. Konkretisht Vllaznia deri tani ka shënuar 856 pikë, e e pësuar 640. Ndërsa Tirana, ka shënuar 878 pikë e pësuar 663. Vllaznia me humbjen që ka bërë ndaj bardhebluve i ka vështirësuar punë vetes për të pretenduar titullin kampion  ku do ti duhet të mos gabojë më në përballjet e drejtëpërdrejta me Tiranën. Ndërsa tani skuadra kuqeblu do të përqëndrohet tek ndeshjet e Kupës së Shqipërisë ku pretendon sërish të fitojë trofeun e parë për këtë sezon. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/7K4EGdpQPK4″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakKISHA KATOLIKE NIS VITIN E RREGULLTARËVE
Artikulli tjetërPING-PONG, ZHVILLOHET NË SHKODËR LIGA “DARDANIA”