KUQEBLUTË DO TË LUAJNË NDAJ KAMZA BASKET NË TIRANË. Muaji janar do të përcaktojë dhe fituesin e Superkupës së Shqipërisë në Basketboll për meshkuj.
Vllaznia ashtu si sezonin e kaluar është finaliste e kësaj superkupe dhe përballë tyre do të jetë ekipi i Kamza Basket. Kjo është një supërkupë që do të përsërisë në një farë mënyrë dhe vitin e kaluar. Vllaznia do të kërkojë një hakmarrje duke patur parasysh atë çfarë ka ndodhur vitin e kaluar. Të gjithë e dinë që kuqeblutë e kontestuan Supërkupen pasi e quajten si fitore të përcaktuar për ekipin e Kamza Basket ku dhe janë larguar në shenjë protesdte nga ceremonia e ndarjes së çmimeve. Edhe këtë vit, Superkupa do të zhvillohet në Tiranë ku pritet të ketë një interesim akoma më të madh duke parë dhe formën e të dy ekipeve. Skuadra shkodrane merr pjesë në këtë Superkupë me disa mungesa dhe pa lojtarët e huaj. Nga ana e tjetër Kamza synon të rivalizojë deri në fund skuadren shkodrane dhe në kampionat për ti rrëmbyer titullin kampion. Mëgjithatë basketbollistët shkodranë të drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj janë të bindur se këtë herë nuk do të gabojnë në Superkupë dhe do ta sjellin atë trofe në Shkodër. Në krahasim me vitin e akluiar, Vllaznia ka në përbëreje të saj dhe basketbollistin Llazani i cili ka qenë një prej sportistëve më të mirë ku I shkaktoi dhe humbjen kuqebluve. Përsa i përket datës së zhvillimit akoma nuk është përcaktuar, kjo dhe në varësi të ndeshjeve që skuadra e Vllaznisë ka në Ligen Ballkanike.