TAKIMI DO TË TRANSMETOHET LIVE NGA “STAR PLUS”, TË PREMTEN NË ORËN 18:00. Ndeshja më e rëndësishme e kësja jave për ekipin e Basketbollit të Vllaznisë, të do të jetë përballja ndaj rivalit kryesorë Kamza Basket.

Skuadra shkodrane ka humbur në Kamzë ndaj kësaj skuadre, ndërsa tashmë do të kërkohet një revansh. Kuqelbutë zonën play-off e kanë të siguruarr, por ndaj Kamzës mund të jetë një test shumë i madh pasi prezumohet se do të jetë ky kundërshtar që do të përballet për titullin kampion. Vllaznia është duke realizuar përgatitjet e duhura. Me ardhjen e dy lojtarëve me ngjyrë dhe ritkhimi i basketbollistëve të dëmtuar, vëmendja ndaj skuadrës bëhet shumë më e madhe. Një fitore e shkodranëve do të rriste tej mase optimizmin dhe do të bënte që ajo të shikohej si favorite kryesore. Po ashtu ndaj këtij ekipi do të jetë një test shumë i mirë për basketbollistët e huaj, që mund të tregojnë aftësitë e tyre. Amerikan Brendon Hoog ka dhënë sinjale se është i një niveli shumë të kënaqshëm ndërsa, Anthony Booker do të jetë në takimin e tij të parëme shkodranë. Nga ana e tjetër edhe tifozët shkodranë pritet të jenë të shumtë në numër në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në mbështetje të ekipit. Ndërkohë Star Plus do të sjellë live emocionet e kësaj përballje për të gjithë teleshikuesit. Prandaj ditën e premte në orën 18:00, ato që nuk do të kenë mundësi ta ndjekin në pallatin e sportit këtë takim, do të jetë “Star Plus” që tashmë është duke qëndruar më pranë shikuesit besnik të tij, me transmetime live duke mos humbur asnjë aktivitet të rëndësishëm në qytetin e Shkodrës.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/yIRcAVgfClg?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakLAVDIA E DIKURSHME E URËS SË BUNËS !
Artikulli tjetërA DO TË HUMBASË SËRISH VLLAZNIA 2-1 NDAJ KUKËSIT?