SOT ZHVILLOHET TAKIMI NË “ASLLAN RUSI” NDAJ KAMZA BASKET. Vllaznia në Baksetboll për të rritur do të kërkojë sot trofeun e dytë pas Kupës së Shqipërisë të fituar në dhjetor të vitit të kaluar.
Kuqeblutë do të luajnë sot ndeshjen e Superkupes ndaj Kamza Basket. Përballja do të zhvillohet në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Vllaznia shkon në këtë finale pas dështimeve të vazhdueshme në Ligen Ballkanike. Madje këtë herë, do të jetë një grup i përbërë me vetëm basketbollistë shkodranë, të cilët do të synojnë të thyejnë kampionët në fuqi të Superkupës. Vitin e kaluar shkodranët kanë humbur po ndaj Kamza Basket por pas takimi u pretenduar për një gjykim aspak të drejtë. Kjo çështje mund të përsëritet sërish, të pakten nga bruime pranë kampit shkodranë që i frikësohen një gjykimi të njëanshëm. Po ashtu forma jo e mirë e treguar në Ligen Ballkanike, mund të shfrytëzohet nga ekipi i Kamzës, të cilët këtë sezon janë me objektiva të qarta për të fituar kampionatin. Prandaj Vllaznia do të ketë një test shumë të rëndësishëm ndaj këtij kundërshtari për të parë forcat reale dhe në qoftëse mund të përballojë siç duhet pjesën tjetër të kampionatit. Pikërisht sot në orën 18:00, Vllaznia do të kërkojë fitimine Superkupës si një mënyrë për t’u konfirmuar si pretendentë kryesorë për titullin kampion.