KUQEBLUTË MPOSHTEN SËRISH NGA KAMZA BASKET. Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka lëshuar kreun e renditjes në kampionatin kombëtar.

Kuqeblutë të drejtuar nga Bledar Gjeçaj janë mundur sërish nga Kamza Bakset. Në takimin e zhvilluar në tiranë, Kamza ka fituar 80-57 ndaj shkodranëve, duke treguar kështu se është përforcuar ndjeshëm dhe kërkon titullin kampion. Pas fitimit të superkupës, Kamza tashmë me fitoren e arritur së fundmi mbetet një ndër pretendentet kryesore pas skuadrës shkodranë. Duke u ndalur tek takimit, në periodën e parë, Vllaznia ka arritur të shënojë vetëm 5 pikë kundrejt 17 të vendasve. Në të dytën, Kamza fiton sërish 23-16, ndërsa në të tretën reagojnë disi shkodranët ku fitojnë 15-19, por humbasin sërish në periodën e katërt 25-17. Për Kamzën ky është suksesi i dytë brënda një muaji kundër kuqebluve. Përsa i përket ekipit të Vllaznisë, Gavraniç i rikthyer sërish është aktivizuar që nga fillimi i takimit, ndërsa të tjerët kanë qenë basketbollistët shkodranë. Me humbjen e realizuar, Vllaznia ka zbirtur në vendin e dytë me 24 pikë dhe kryeson tani Tirana, pas fitore së arritur ndaj Apolonisë në kuptëmn e 25 pikëve. Ndërsa në vendin e tretë është Kamza Basket në kuotën e 20 pikëve. Vllaznia që nga fillimi i këtij kampionati ka shënuar kështu humbjen e dytë ku dhe ka 11 fitore.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/qeqS87Yh-98″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakNGROHJA NË SHKOLLA, MBI 2 MILIONË LEKË TË REJA
Artikulli tjetër14 SHKURTI, SHKODRANËT FESTOJNË SHËN VALENTININ