KUQEBLUTË DO TË LUAJNË NDESHJEN E PARË TË LIGËS BALLKANIKE.Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj është nisur ditën e hënë drejt Kosovës, pikërisht në Prishtinë për ndeshjen e parë të ligës Ballkanike.

Skuadra është nisur që ditën e hënë, ndërkohë që takimi do të zhvillohet të martën. Trajneri Bledar Gjeçaj, në prononcimin e tij për media është shprehur optimist se skuadra do të bëjë një përfaqësim dinjitoz. Në lidhje me shortin dhe datat e raundit të parë, Vllaznia është në Grupin B, ku do të luajë ndaj Sigal Prishtinës, ndërsa çifti i tjetër është Kozuv kundër Mornar. Ndërkohë me 28 tetor, Vllaznia do të presë në Shkodër ekipin e Mornar. Kurse me datën me datën 13 nëntor skuadra shkodrane pret sërish në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ekipin e Craiova. Ndërsa ndeshja e fundit për vitin 2014 do të jetë me 25 nëntor ku do presë sërish në shkodër ekipin e Kozuv. Kështu edhe në bazë të shortit në qoftëse Vllaznia arrin të bëjë një paraqitje të mirë në Prishtinë ka shanse që në Shkodër dhe me mbështetjen e tifozerisë të fitojë dhe ndonjë sfidë në ligën Ballkanike. 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/WmA2GbAzgTU?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakBOSNJE, FITOJNË NACIONALISTËT
Artikulli tjetërJEAN TIROLE, NOBEL NË EKONOMI