KUQEBLUTË MBETEN NË VENDIN E DYTË, FITOJNË ME PARTIZANIN. Ekipi i Vllaznisë në Basketboll për meshkuj është rikthyer tek fitorja.
Kuqeblutë të drejtuar nga Bledar Gjeçaj, pas gabimit që bënë në Shkodër ndaj Tiranës, kanë kaluar pa problem ekipin e Partizanit. Shkdoranqët në total kanë fituar 87-76. Shkodranët kanë fituar tre nga katër periodat, duke treguar kështu niveline tyre. Në të paren, Vllaznia fitoi 20-19, në të dytën ka humbur 27-17, në të tretën 28-15 dhe në të katërten 22-15. Me fitoren e arritur, skuadra shkon në kuotën e 27 pikëve, aq sa ka dhe Tirana në një ndeshje më pak. Por ekipi duket se zonën play-off e ka siguruar, për vetë faktin se me vendin e tretë që ishte Partizani janë të shkëputur katër pikë, ndërsa pesë pikë me Kamza Basket që mban vendin e katërt. Vllaznia prêt dy përforcime për të arritur pretendimet e saj. Pasi u pa qartë në ndeshjen me rivalin e saj të drejtpërdrejtë Tiranën që gaboi shumë dhe humbi takimin brënda në “Qazim Dervishi”. Por kjo nuk do të thotë asgjë me faktin se Vllaznia na play-off mund të luajë ose ndaj Partizanit apo Kamza Basket. Me afrimin e basketbollistëve, trajneri Gjeçaj ka siguruar se ekipi do të arrijë të fitojë titullin kampion. Sigurisht që ky sezon do të jetë shumë më i luftuar për vetë faktin se ekipi fitues merr pjesë në Ligen Ballkanike. Vllaznia në vitin e parë nuk bëri një paraqitje të mirë, ndaj dhe hera e dytë mund të jetë një mundësi për të treguar realisht vlerat e basketbollistëve shkodranë. Gjithsesi deri në fitimin e titullit kampion ka akoma kohë dhe Vllaznia do të duhet të mos bëjë shumë gabime për të mos vështirësuar arritjen e qëllimit.
[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/Xwj6KYDzrSk” frameborder=”0″ allowfullscreen ]