Pasditën e së enjtes, pikërisht në orën 19:00 në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, do të luhet ndeshja e parë gjysmëfinale, ajo në mes Teutës vendase dhe Vllaznisë mike. Tek skuadra shkodrane janë të bindur se ata do ia dalin ta fitojnë ndeshjen e parë, duke qenë se edhe forma e basketbollistëve është mjaft e mirë. Një gjë të tillë e shpreh edhe vetë trajneri Damian Bekteshi.

Bekteshi thotë se finalja mbetet objektivi i ekipit shkodran.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet të enjten, në ora 19:00 në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës, teksa natyrisht që objektivi i Vllaznisë është kalimi në finale.

Artikulli paraprakKONCERT RECITAL NË SHKOLLËN “PRENK JAKOVA”
Artikulli tjetërFATMIR SEJDIU PROMOVON LIBRIN “ORA E KOSOVËS”