Prisnim ndoshta Lekndreajn tjeter- Danielin, por ne fakt drejtuesit e Vllaznise per momentin kane preferuar te firmosin me Dodën dhe te mos e lene te largohet.Kjo eshte levizja e realizuar sot nga drejtuesit e shoqates se basketbollit Vllaznia te cilet kane arritur te bindin zevendeskapitenin qe te jete pjese e skuadres edhe ne sezonin e ri sportiv.
Keshtu ka njoftuar shoqata permes nje lajmi te publikuar ne faqen e saj zyrtare kur shkruan: “Diten e sotme, Klubi i Basketbollit Vllaznia ka zgjatur edhe per 1 vit bashkepunimin me lojtarin Dod Lekndreaj. Ai ka nenshkruar kontraten qe e lidh me kuqeblute e koshit edhe per sezonin 2019 – 2020.Lekndreaj eshte nje nga lojtaret kryesore te ekipit tone dhe jo me kot sezonin e kaluar ka qene edhe zv/kapiten i skuadres.Nderkohe
ne ditet ne vijim priten te tjera rinovime kontratash por edhe afrime te reja ne skuader, me qellim arritjen e objektivave ne sezonin e ri”.Ne kete menyre numri i lojtareve me kontrate tek Vllaznia shkon ne tre, pas dy amerikaneve dhe Dode Lekndreajt. Ne ditet ne vijim priten edhe firma te tjera te cilat jane mese te domosdoshme per forcimin e skuadres per arritjen e objektivave qe ajo do kete per sezonin e ri.