Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi përdoronin lokalin në pronësi të njërit prej të prangosurëve për të vendosur baste sportive.

E. O., 35 dhe A. D., 41 vjeç janë kapur duke kryer aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit E. O., në rrugën “Ndre Mjeda”, i cili e kishte vënë lokalin në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Artikulli paraprakAMBASADA E SHBA NË TIRANË PUBLIKON DEKLARATËN E BLINKEN: TË BASHKUAR NË THIRRJET TONA NDAJ RUSISË!
Artikulli tjetërPD, GRETA BARDELI: RAMA 300 MIJË EURO PËR PROPAGANDË ME KËSHILLIMIN KOMBËTAR